Duyuru

İmam- Hafëz Zihni ef. Ahmedi

  /   5815   /   28 Ağustos 2014, Perşembe

 Yazdır

  

 

 

 

 

Pas një sëmundjeje jo edhe të shkurtër sot në Preshevë, vdiq hoxha, imami dhe hafëzi më i shquar i kësaj treve Hafëz Zihni ef. Ahmedi. Hafëz Zihniu u lind më 1933 në Preshevë, në një familje me tradita të shquara fetare- kulturore dhe arsimdashëse. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në vendlindje, ndërsa ixhazetin- studimet e tija i mori pranë doajenit të njohur të torjeve të Anamoravës Myderriz- Hafëz Nexhati ef. Ahmedi. Ky studim i tij zgjati më shumë se 20 vite me radhë, gjë që do ta shoqërojë deri në vdekje. Ka qenë njohës i mirë i arabishtes, turqishtes, osmanishtes dhe boshnjakishtes, ndërsa tani për tani llogaritet edhe si një nga trungjet e fundit osmane në këto troje, meqë njihte me përpikmëri këtë gjuhë të lashtë. Në moshën 12 vjeçare fillon hafëzllëkun pranë babait të tij hoxhës dhe diplomatit të shquar Hafëz Lufti ef. Ahmedit dhe nënës së tij të mpreftë Hafëz Emine Ahmedi. Me sukses të dalluar e mbaron këtë mision brenda një kohe shumë të shkurtër, mision i cili do ta shoqëroje gjatë gjithë jetës së tij deri në vdekje madje dhe në çastet e fudnit të jetës së tij. Prej asaj kohe fillon të punojë Imam në Xhaminë qendrore të "Ibrahim Pashës" në Preshevë, detyrë të cilën e zbatoi me përpikmëri deri në moshën e tij të shtyrë, pra punoi 50 vite imam i palodhur. Nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë u shpërblye me shpërblimin "Imam i Dalluar". Veproi dhe punoi në kohën më të vështirë, në kohën e errët të komunizmit duke lënë pranë vetes një sërë veprash dhe aktivitetesh të frytshme fetare. Ishte i vetmi hoxhë i cili përkundër kërcënimeve, ndjekjeve dhe sharjeve të ndryshme nuk e la pas mësimin e Kur'anit fëmijëve. Nxënësit  e tij e përkujtojnë me mall punën e tij të palodhur dhe me bereqet.

 

 

U shqua edhe për zërin e tij melankolik dhe shumë të bukur, i njihte të gjitha mekamet, këndonte shumë bukur edhe Kur'an edhe ezan. Me Kur'anin dhe ezanin e tij rrallë mund të dëgjohej.

 

Gjithashtu me përpikmëri dhe përkushtueshmëri të madhe zbatoi detyrën e shenjtë të imamit, madje duke kujtuar xhemaati i tij se ai nuk kishte munguar në asnjë namaz të sabahut, qoftë në borë apo në shi, në frymë e furtunë. Ishte nga ata imam që gjatë muajit të Ramazanit ua lexoi Kur'anin mukabele të mbyllur. Ishte hafëz, jo vetëm me fjalë por hafëz me vepër dhe mund. Fjala e tij përputhej me vepër. Ai u shprngul për në Xhennet e pas vetes la një sërë talebesh që e lexojnë Kur'anin në saje të tij. Gjithashtu i la edhe pesë fëmijët e shkolluar dhe që veprojnë për Islam. Andaj lusim Allahun ta shpërblejë me vendin më të lartë në Xhennet. Xhenazeja e tij falet nesër në Preshevë, në namazin e Xhumasë në xhaminë e tij ku shërbeu për pesëdhjetë imam, pra në xhaminë "Ibrahim Pasha", në Preshevë. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


  

Yorumlar